12 të lënduar nga një aksident në Viti

13.09.2016 12:57:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident mes tri  veturave që ka ndodhur dje në fshatin Dobresh të Vitisë, kanë pësuar lëndime 12 persona.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes te tri veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K-Shqiptarë dhe tetë femra K-Shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.