14 persona në vetizolim pa simptoma në Gjilan

08.06.2020 22:03:25

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm me COVID-19, ka rezultuar negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë shtatë janë negative.

Ai u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve shëndetësore për bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë:

#Dita88. Lajmi i mirë për Gjilanin është që e gjithë lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm është negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë 7 janë negativizuar. Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma.

Po ashtu, sot minisri Zemaj dhe drejtori i IKSHP prof. dr .Naser Ramadani, kishin takim me kryetaret e Komunave për masat e reja për parandalimin e përhapjes se infeksionit me #Covid19.

Koordinimi ndërinstitucional me Komunat dhe roli i tyre u vlerësua shumë. Rritjen e numrit të testiemeve, përforcimin e rolit të inspektorëve shëndetësor, prezenca e rritur e policisë së shtetit dhe roli i emergjencave të Komunave dhe institucioneve shëndetësore është kritike në monitorimin e gjendjes dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.

Në takim, hapja e kufijve, hapja e aeroportit dhe lejimi i mbrëmjeve dhe dasmave ishte ne fokus të debatit.

Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse, ju lutem. Mos dil dhe mos shko pa arsye të madhe askund e te askush!