15 minuta pauzë

09.09.2017 17:25:29
15 minuta pauzë janë dhënë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kjo ka ardhur pas paqartësisë së fundit në seancën e cila po mbahet për votimin e Qeverisë.

Deputetët po qëndrojnë në seancë, kurse pritet të vendoset se si do të veprohet.

VV dhe LDK po kërkojnë që qeveria të votohet menjëherë, kurse PANA që të ketë debat.