15 të vdekur në 6 ditë/ Si ka shpërthyer koronavirusi në Shqipëri pas daljes nga karantina

01.07.2020 12:11:38

Në Shqipëri, që prej heqjes së karantinës më 1 qershor, ka patur një shpërthim të rasteve të të infektuarve me koronavirus, ndërsa prej 16 qershorit ka patur të paktën një të vdekur në ditë nga koronavirusi.

Shpërthimi i rasteve me koronavirus ka nisur pas datës 10 qershor, me mesatarisht 50 të infektuar në ditë. Vetëm 6 ditët e fundit janë regjistruar 15  të vdekur, një bilanc alarmant, ku numri i vdekjeve kulmoi më 30 qershor, ku humbën jetën 4 persona.

Referuar shifrave të analizuara nga Gazeta SHQIP, bilanci i tre javëve të fundit në vendin tonë ështtë më  i rëndë se bilanci i tre muajve në karantinë. Nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 me koronavirus, ndërsa tashmë bilanci ka shkuar në 2580, çka do të thotë se 3 javët e fundit ka më shumë të infektuar se 3 muaj të marrë sëbashku.

Në total numri i të vdekurve ka shkuar në 65, ky kryeson qarku Tiranë me 36 viktima, Durrësi me 11 viktima, Fieri 5 viktima, Vlora  2 viktima, Shkodra 9 viktima dhe Kukësi e Elbasani me nga 1 të vdekur.

Mes viktimave është edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi, ndërsa dje u shënua edhe viktima e parë nga radhët e mjekëve.

Rastet e të infektuarve, viktimave dhe testeve të bëra, 1 qershor-1 korrik

1 qershor:  6 raste pozitive, 102 testime

2 qershor: 21 raste pozitive, 243 testime

3 qershor:  20 raste pozitive, 293 testime

4 qershor:  13 raste pozitive, 282 testime

5 qershor:  15 raste pozitive, 162 testime, 1 i vdekur

6 qershor: 20 raste pozitive, 253 testime

7 qershor: 14 raste pozitive, 193 testime

8 qershor: 17 raste pozitive , 102 testime

9 qershor:  36 raste, 359 testime

10 qershor:  42 raste pozitive, 311 testime

11 qershor44 raste pozitive291 testime, 1 i vdekur

12 qershor: 31 raste pozitive, 300 testime, 1 i vdekur

13 qershor:  48 raste pozitive, 270 testime

14 qershor: 57 raste pozitive, 362 testime

15 qershor: 69 raste pozitive, 319 testime

16 qershor: 82 raste pozitive, 364 testime, 1 i vdekur

17 qershor: 50 raste pozitive, 333 testime, 1 I vdekur

18 qershor: 66 raste pozitive, 280 testime, 3 të vdekur

19 qershor: 50 raste pozitive, 330 testime, 1 i vdekur

20 qershor: 53 raste, 320 testime, 1 i vdekur

21 qershor: 71 raste,  327 testime, 1 i vdekur

22 qershor: 33 raste pozitive,  239 testime, 1 i vdekur

23 qershor: 52 raste pozitive, 328 testime, 1 i vdekur

24 qershor: 67 raste pozitive, 347 testime, 1 i vdekur (34-vjeçare)

25 qershor:78 raste pozitive,  344 testime , 1 i vdekur

26 qershor: 77 raste pozitive, 402 testime, 2 të vdekur

27 qershor: 61 raste pozitive,  355 testime,  2 të vdekur

28 qershor: 72 raste pozitive, 374 testime, 2 të vdekur

29 qershor: 64 raste pozitive, 371 testime, 3 të vdekur

30 qershor: 69 raste pozitive, 371 testime, 4 të vdekur

1 korrik: 45 raste të reja, 276 testime, 2 të vdekur