15 vjeçari i zhdukur në Gjakovë është gjetur në Mitrovicë

13.12.2017 22:38:52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 15 vjeçari Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Mitrovicë.

Siç kanë treguar në Polici ai ka biseduar në telefon me babanë e tij.

“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është dikund në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë   Krist Gjokaj komandat i Policisë në Gjakovë.