Lista Serbe kundër demarkacionit

31.08.2016 22:14:29

Në momentin kur pritej votimi i demarkacionit pas konfirmimit të numrave nga ana dy partnerëve të koalicionit, PDK dhe LDK, një veprim i paparshikueshëm vjen nga Lista Serbe, e cila me urdhër të kryeministrir serb Aleksandër Vucic ka vendosur të bojktojë seancën e së enjtes për votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda Listës Serbe, krerët serbë të Kosovës kanë udhëtuar urgjentisht të mërkurën në Beograd ku kane marrë instruksione të prera për kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Mësohet se urdhri nga kreu i ekzekitivit serb ka ardhur pasi Në Serbi konsiderohet se me votimin e demarkacionit, forcohet sovraniteti shtetëror i Kosovës, përmes konsolifimit të tre nga katër kufijtë e saj dhe se perspektiva e integrimit euro atlantik do të hynte në një fazë të re si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për krijimin e Forcave të Armatosura në partneritet me NATO.

I njëjti burim ka sqaruar se qeveria në Beigrad vlerëson se bllokimi i demarkacionit të kufirirt Kosovë- Mali i Zi dobëson pozicionin e NATO-s në rajon karshi Rusisë, tani kur pritet edhe anëtarësimi formal i Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike.

Pak kohë para fillimit të seancës, pritet që koalicioni qeveritar të vendosë se si do të procedojë tutje marrëveshjen e demarkacionit.