16 të arrestuar dhe 698 tiketa trafiku për 24 orë

19.07.2020 11:09:41

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por janë arrestuar 16 persona, ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një person pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit, janë shqiptuar 698 tiketa.