160 shqiptarë të akuzuar nga Serbia për krime lufte

12.08.2017 12:23:28

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për krime lufte duke thënë se për të gjithë këta ka dëshmi se kanë kryer krime, shkruan gazeta serbe Blic.

Shumica prej të akuzuarve janë ish-anëtarë të UÇK-së, për të cilët Serbia thotë se ka fakte se kanë kryer krime ndaj civilëve serbë dhe civilëve të etnive të tjera, njofton Klan Kosova

Gjykata Serbe përkundër elanit të madh për të gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, është treguar e paaftë të dënojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që kanë kryer krime në Kosovë.