Shteti i Maqedonisë vonon kthimin e TVSH-së

05.09.2016 18:34:17

Sipas anketës më të re të Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), shteti vonohet në shlyerjen e obligimeve ndaj afarizmit.

Mbi 40% e firmave të anketuara kanë probleme me kthimin e borxheve, posaçërisht të sektorit publik. Përveç vështirësive në pagimin e kërkesave, shteti vonohet edhe në kthimin e TVSH-së te kompanitë që kërkojnë kthim mujor në vlerë më të madhe se dy milion denarë.

Për t’u përmirësua pagesa e kërkesave në rrugë gjyqësore, OEM-ja kërkon ndryshime në Ligjin për përmbarim me të cilin do t’u mundësohet kompanive private të paguajnë kërkesat e tyre nga sektori publik, nga paratë që janë në dispozicion në xhirollogarinë e ndërmarrjes, pa marrë parasysh për çfarë arsye.

Anketa në fjalë është kryer në gusht, kurse janë pyetur 800 kompani.