Mustafa i uron suksese Kosovës në lojën e sotme, i pëlqen edhe emri i tifozëve “Dardanët”

05.09.2016 19:54:33

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova sonte e fillon përfaqësimin në garat kualifikuese ndërkombëtare, duke shënuar pavarësinë e futbollit.

Sipas tij, thyerja edhepse sfida e izolimit në sport i ka marrë kohë Kosovës, tanimë u kalua.

Lexoni postimin e plotë:

Sonte Kosova e fillon përfaqësimin në garat kualifikuese ndërkombëtare, duke shënuar pavarësinë e futbollit dhe duke realizuar ëndrrën e shumë brezave.

Më pëlqeu edhe emri i tifozëve, “Dardanët”. Ky emër më solli në mendje Presidentin Rugova që punoi me durim në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi për suksese në çdo fushë të jetës.

Thyerja e izolimit në sport na mori kohë, por edhe kjo, si çdo sfidë e integrimit të vendit u kalua. Do t’i kalojmë edhe sfidat tjera duke përfshirë udhëtimin e lirë.

Tani është koha që të tregojmë talentin dhe kulturën tonë sportive.

Shumë urime djema! Suksese edhe Kombëtares në ndeshjen e sotme.