18 vjeçari vret me veturë 71 vjeçarin

12.12.2016 15:26:54

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kamëz, në afërsi të Universitetit Bujqësor.

Automjeti tip BMW me drejtues 18-vjeçarin A.H përplasi 71-vjeçarin me inicialet S.K.

Ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Policia ka ndaluar drejtusin e mjetit dhe po kryen veprimet hetimore.