19 komuna shkojnë në balotazh

19 komuna shkojnë në balotazh

24.10.2017 00:04:08

43.68 për qind e qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet për kryetarë komune dhe asamblistë.

Zgjedhjet që u mbajtën dje në gjithë territorin e Kosovës janë cilësuar të mira. E në

bazë të rezultateve preliminare, të publikuara online në ueb-faqen e KQZ-së, 19 komuna janë fituar pa balotazh, derisa në 19 komuna të tjera balotazhi do të zhvillohet më 19 nëntor. Hollësi të tjera sjell kronika në vazhdim.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, prodhuan rezultate interesante për faktin se nga 38 komunat që ishin në proces zgjedhor, gjysma e tyre shkojnë në balotazh.

Nga 19 komunat në të cilat nuk do të ketë balotazh, 9 prej tyre i takojnë Listës serbe, 4  Lidhjes Demokratike të Kosovës,  2 AAK-së , 1 komunë PDK-së, 1  KDTP-së përderisa Skenderajn e ka fituar kandidati i pavarur Bekim Jashari, njësoj siç fitore të re ka shënuar edhe në këto zgjedhje kandidati i pavarur në Hanin e Elezit, Rufki Suma. Nga 7 qendrat e mëdha vetëm në Pejë nuk do të ketë balotazh, pasi që atje edhe për një mandat ka fituar kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Nga komunat e tjera  më të vogla  të cilat shkojnë në balotazh dhe që shumica janë ish bastione kryesisht të PDK-së dhe LDK-së janë: Dragashi, Istogu, Kaçaniku Klina, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Shtimja, Suhareka,Vushtrria, Malisheva, dhe Kllokoti.

Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave ndërsa në to nuk përfshihen, votat me kusht, votat përmes postës dhe votat  personave me nevoja të veçanta.