19 vjet nga bombardimet e NATO-s. Kështu i doli ‘tymi i zi’ Serbisë /FOTO

24.03.2018 17:54:38

 

Sot po bëhen 19 vjet nga nisja e bomardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, që deri atë kohë ushtruan terror te civilët e Kosovës.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Për më shumë se 78 ditë NATO me trupat e saj arriti ta pastrojë Kosovën nga caqet serbe, transmeton lajmi.net.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga tmerri që i shkaktoi NATO shtetit të Serbisë.

  77 111 444

RTS. Foto: Tanjug / Vladimir Dimitrijević

KBC & Dragiša Mišović &. Foto: Tanjug / Rade Prelić

Ura e grevës. Foto: Tanjug / Rade Prelić

Rafineria e naftës në Pançevë. Foto: Tanjug / Vladimir Dimitrijević

Rafineria në Novi Sad. Foto: Tanjug / Jaroslav Pap

Ministria e Brendshme. Foto: Tanjug / Jaroslav Pap