Kadrijaj për rastin tragjik në konvikte: Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

03.05.2020 22:24:33

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi të bërë në Facebook ka reaguar në lidhje me rastin tragjik që ndodhi sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku një 26 vjeçar vdiq duke kërcyer nga kati i 5-të i konviktit.

Ajo thotë se dje ka kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron.

Ky është postimi i plotë:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?
Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!
Turpi do të mbetet tek ju.
Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!