2 vite burg për gjyqtarin e kapur në korrupsion, katër muaj djalit

14.11.2016 12:49:11

Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për ish-gjyqtarin e kapur në korrupsion Ibrahim Hoxha, duke kërkuar 2 vite burg, ndërsa ka kërkuar 4 muaj burg për djalin e këtij të fundit, Ledjan Hoxha.

Gjithashtu është kërkuar edhe 10 muaj burg për sekserin Novruz Gajdja dhe Dritan Jazexhiun.

Gjyqtari Hoxha akuzohet për korrupsion pasiv. Ai do të merrte një shumë parash për të dhënë një vendim në favor të Jazexhiut, por u kap kur po merrte paratë.

Në polici Hoxha tha se paratë ishit duke i marrë për makinën e tij që kishte shitur.