22 hotelet e privatizuar, cilët prej tyre janë të lidhur me njerëzit e politikës?

19.07.2020 21:46:02

Tashmë Parlamenti i Kosovës, me iniciativë të PDK-së ka themeluar Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të hetojë dhe zbardh të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë, në veçanti keqpërdorimet e mundshme dhe ato me lidhje politike.

Tashmë Parlamenti i Kosovës, me iniciativë të PDK-së ka themeluar Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të hetojë dhe zbardh të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë, në veçanti keqpërdorimet e mundshme dhe ato me lidhje politike. Procesi i aseteve shoqërore akoma nuk ka përfunduar në Kosovë. Jo rrallë herë partitë politike janë akuzuar për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore që kanë ndodhur pas luftës, shkruan lajmi.net.

Vlugu më i madh i aseteve të privatizuar në Kosovë kanë qenë vitet 2004. 2005, 2006.

Pronat shoqërore janë shitur me metodën e ashtuquajtur Spin-Off i Rregullt, Spin-Off Special, Spin-Off me kushte dhe negociata të drejtpërdrejta.

Lajmi.net ka nxjerr nga dokumentet e AKP-së të gjitha hotelet që kanë qenë pronë shoqërore dhe që janë privatizuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit –AKM dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit -AKP.

AKM/AKP kanë shitur gjithsejtë 22 hotele në të gjithë Kosovën.  Gjithsejtë sipërfaqja e këtyre objekteve m2 është 82, 959, gjithsejtë sipërfaqja e tokës m2 është 144, 997.

Shuma totale e të gjithëve ka qenë 25 milionë e 430 mijë euro. Nga ta, 5 janë shtiru në Prishtinë, në vlerë prej 12.6 milionë euro, 6 në Pejë në vlerë prej 5 milionë euro, 5 në Prizren ën vlerë prej 3.7 milionë euro, 4 në Gjilan në vlerë prej 3.7 milionë euro, 2 në Mitrovicë në vlerë prej 770 mijë euro.

Në disa prej këtyre hoteleve është intervistuar më shumë e në disa fare pak. Madje ka prej atyre që janë zhdukur krejt prej faqes së dheut.

Njëri prej tyre është Hotel Adriatiku në Mitrovicën e Veriut i blerë nga “T.F Company” në vlerë prej 464 mijë euro.

Adriatiku u ndërtua në vitet e 70 dhe ishte njëri ndër objektet më luksoze të kohës, dhe  jo vetëm në Mitrovicë. Para pak javëve disa bager janë parë duke e rrënuar këtë hotel. Atij, tashmë i ka mbetur vetëm kati i parë pa rrënuar.

Hotelin ishte blerë nga kompania “T.F. Company”, me pronar Masar Kasakiqin, emri i të cilit figuron edhe më tej në agjencinë e regjistrimit të bizneseve.

Mirëpo, Egzon Jashari për gjeodezi, kadastër dhe pronë, në Komunën e Mitrovicës, ka konfirmuar Ndertimi.info se pjesën më të madhe të pronësisë së objektit tashmë e mbanë afaristi Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri.

Ndërsa, Grand Union në Prishtinë ishte blerë nga “QMI” shpk në vlerë prej 1.7 milionë euro. Ndërkohë që nga viti 2019 “QMI” është në pronësi të ish këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, kurse hotel Union është në pronësi te Benetton. Ish “Hotel Union” është ndërtuar në vitin 1927, dhe vitin 2009 ishte djegur në mënyrë tinëzare. Diskutimet për të ardhmen e këtij objekti u ndezën në vitin 2008, kur Komuna e Prishtinës njoftoi synimet e saj për rrafshimin e objektit nën pretekstin se nuk zotëronë asnjë vlerë të rëndësishme arkitektonike dhe duhet të hapet rruga për bulevardin e ri “Ibrahim Rugova”. Kjo është konfirmuar nga disa ekspertë, të cilët vlerësonin se rreth 80% e vlerave historike të saj ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Grand Hotel në Prishtinë figuron që është blerë për 8.1 milionë euro nga nga NTP “Union Comerc” me pronarë Adem Berisha. Megjithëkëtë, AKP, pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012 tërheq aksionet në ndërmarrjen e re Grand Hotel dhe e ktheji nën administrimin e vet. Kjo pasi, Hoteli Grand ishte privatizuar me zotimin se për dy vjet do të investoheshin rreth 20 milionë euro, si dhe do të punësoheshin mbi 400 punëtorë. Fillimisht si pronar i vetëm ishte Zylqif Berisha, derisa më vonë dolën si pretendentë për 60 për qind të aksioneve në hotel përfaqësuesi i “Eurokohës”, Remzi Ejupi, dhe ai i “Mabetexit”, Behgjet Pacolli.

Në vitet e 70-ta, Hoteli Grand njihej si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi, por tani ai nuk është duke funksionuar, qoftë për kah gastronomia apo edhe akomodimi, gjë për të cilën ishte ndërtuar.

Hotel Iliria në Prishtinë, i blerë nga “Makos LTD” shpk në vlerë prej 4.3 milionë euro që është në pronësi të biznesmenit, Behxhet Pacolli.

Hotel Theranda më Prizren është blerë nga Shaban Morina në vlerë prej 1.4 milionë euro. Hoteli për herë të parë punën e filloi në vitin 1964, ndërsa objekti u rinovuar tërësisht në vitin 1981. Pas pauzës së privatizimit objekti u renovua sërish dhe filloi punën më 28, Nëntor 2012. Hoteli është i vendosur në qendër të qytetit të Prizrenit.

Hotel Pashtriku e ka privatizuar Zyhra Hajdari. Hoteli  gjendet ne qendër te Gjakovës. Është i ranguar ne Kategorinë B te larte. Është me një atraktivitet te rralle duke e marre parasysh zgjidhjen arkitektonike dhe konfiguracionin e terrenit ku është ndërtuar.

NHTT Rugova -Hotel në Pejë është blerë nga NP Pino Trade në vlerë prej 1.5 milionë euro.

Anamorava Hotel në Viti i blerë nga NTP “Palma” në vlerë prej  215 mijë euro.

Hotel Drenica në Fushë Kosovë është blerë nga NPQ “Lesna” shpk, pronë e vëllezërve Deshishku. Vlera e blerjes ka qenë 188 mijë euro.

Hotel Pashtriku në Gjakovë, është blerë nga “Valoni Gergoc” shpk në vlerë prej 1 milionë e 554 mijë euro.

Hotel Lubuteni në Ferizaj, që tash quhet Lybeten gjendet në zemër të qytetit të Ferizajt dhe ishte blerë nga Lulzim Abazi në vlerë prej 1.6 milionë euro.

Hotel Korenik në Gurakoc të Istogut është blerë nga Haxhi Balaj në vlerë prej 206 mijë euro.

Motel Dardania në Pejë i blerë nga Agim Krasniqi në vlerë prej 413 mijë euro.

Hotel Kristal në Gjilan është blerë në vlerë prej 1.7 milionë euro nga biznesmeni Mustafë Shala, i cili është pronar edhe i ujit “Dea”.

Motel Nora në Klinë është shitur për 443 mijë euro. Blerësi ka qenë NTP “Gllareva” me pronarë Bujar Morina. Një afarist i njohur nga Klina.

Hotel Ballkan në Suharekë është blerë nga “Unicom” shpk në vlerë prej 860 mijë euro.

Former Hotel Palace në Mitrovicën, një hotel luksoz,është blerë nga NT “Max-Oil” në vlerë prej 305 mijë euro.

Hotel Mineral në Kamenicë i ishte shitur një biznesmeni nga Kamenica,  Emin Cakolli në vlerë prej 173 mijë euro.

Koreniku -Hotel Sharri në Dragash i blerë nga NTP “Meka” me pronarë Burim piraj, në vlerë prej 465 miëj eurove.

Hotel Korza në Pejë është blerë nga NTSH “Rubikon” në vlerë prej 915 mijë euro. Pronari i saj është Dritëro Kelmendi.

Hotel Fan në Besian, i blerë nga Muhamet Maloku në vlerë prej  1 milionë euro.

Theranda Motel Vllaznimi në Prizren, blerë nga Agim e Rexhep Morina në vlerë prej 411 mijë euro.

Krejt vlera e aseteve të shitura shoqërore deri më tani arrin mbi 744 milionë euro.