22 muaj burg dhe 1.1 milionë euro gjobë për ish-presidentin malazez

05.09.2016 21:27:08

Ish-zyrtari i Malit të Zi është dënuar sot me vendim gjykate me 22 muaj burg.

Svetozar Maroviç, i cili ka mbajtur detyrën e Presidentit gjatë kohës kur Mali i Zi ishte pjesë e Serbisë, gjithashtu do t’i duhet t’i paguajë shtetit 1.2 milionë euro.

Gjykata e Lartë në Podgoricë e shpalli fajtor Markoviçin për disa shkelje në zbatimin e projekteve të infrastrukturës në Budva, raporton panorama.

Maroviç i cilësuar “si bosi i organizatës kriminale”, e cila i ka shkaktuar bashkisë së Budvës miliona euro dëme.

Për të njëjtat akuza janë dënuar dhe dy ish-kryetarë bashkie të këtij qyteti të Malit të Zi.

Markoviç u arrestuar në dhjetor të vitit 2015 dhe kaloi një vit e gjysmë në paraburgim. Tani ai ndodhet i lirë.