24 dhjetori 2012 – goditja më e madhe mbi demokracinë e Maqedonisë (Video)

24.12.2016 13:08:42

Më 24 dhjetor 2012 ndodhi një nga goditjet më të mëdha mbi vlerat demokratike në Maqedoni.

Deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga seanca e Kuvendit, në të cilën diskutohej për buxhetin e vitit 2013.

Kjo ngjarje nxiti krizë të madhe politike, në të cilën duhej të përfshihej edhe Bashkimi Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. U arrit marrëvedhje që të pastrohet ky rast, mirëpo edhe sot e këasj dite ka paqartësi të shumta rreth kësaj ngjarje.

Kjo ditë ishte edhe shkaktare e vrasjes së dialogut politik me çka edhe u shkaktuar kriza politike e cila edhe sot është e pa zgjidhshme.