26-vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: E dimë forcën tonë!

21.01.2017 13:20:45
Deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

Në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja “Çame” është një amanet i madh dhe se do t’i shkojë deri në fund asaj. Ai tha se pas shumë vitesh diskriminim dhe stigmatizim në shoqëri, shoqata arriti të ngrihej mbi dhimbjen e padrejtësinë. Ndër të tjera ai shtoi se çështja ‘Çame’ nuk do të mbetet pa zgjidhje, pasi për herë të parë ajo u trajtua edhe në Bruksel.

“Nuk mjafton vetëm të flasim por t’i japim zgjidhe përfundimtare një nga padrejtësie më të mëdha të Kombit shqiptar. Në dhimbjen e kemi kthyer në forcë, për zgjidhen e kësaj çështje. Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjes çame”, u shpreh ai. Po ashtu Idrizi bëri të ditur se do ngrihet një Komision Hetimor për zbardhjen e çështjes ‘Çame’.

“Shoqata ‘Çamëria’ do zgjerohet me degë të tjera në diasporë. Kujtoj marrjen e ADN së familjarëve të të vrarëve në Çamëri si dhe kemi ngritur një komision hetimor në Parlament. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria!”, vijoi ai.

Po ashtu kreu i PDIU-së, tha se ata që do të bëjnë të ashtuquajturit “zëdhënësit e Athinës” do përballen me këtë forcë politike.