3 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Nish të Serbisë

27.08.2016 14:48:01

Një shpërthim bombe ka ndodhur në një makinë tip “Golf” në Nish të Serbisë. Televizioni shtetëror serb ka transmetuar se bomba ishte vendosur në makinën me ngjyrë, e cila kishte targa të Vranjës.

Spitali i Nishit informoi se në urgjencë kanë mbërritur tre persona, nga të cilët dy kanë marrë lëndime të rënda në trup.

Një student është në gjendje kritike për jetën, ndërsa një burri i është këputur plotësisht këmba, njofton agjencia e lajmeve AA.Gjatë shpërthimit të makinës, një vajzë është plagosur lehtë.

Ky shpërthim është dëgjuar rreth orës 3 të mëngjesit. Dëme materiale kanë pësuar edhe automjetet e tjera rreth “Golf”-it. Policia në qytetin e Nishit ende nuk ka dhënë informacione për këtë ngjarje.