30 ditë arrest shtëpiak për drejtorin e Inspeksionit

13.11.2016 18:17:20

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Komunës së Pejës, Demë Dashi, është konfirmuar nga gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.

30 ditë arrest shtëpiak është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Pejës ndaj, Demë Dashit, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Pejës.

Lajmin  për caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për KALLXO.com gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.

“Është caktuar masa e sigurisë prej 30 ditësh, sipas kërkesës së prokurorit”, tha Lokaj.

KALLXO.com shkroi dy ditë me parë për arrestimin nga Policia e Kosovës të drejtorit të Inspeksionit, Demë Dashi, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga drejtori Dashi i ka konfirmuar për KALLXO.com edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Prokurorja tha se hetimet janë duke u zhvilluar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pa dhënë me shumë detaje rreth tyre.

“Gjatë seancës i kemi paraqitur argumente dhe kundërargumentet. Ai (Demë Dashi) dyshohet vetëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për këtë kanë filluar hetimet”, tha prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Në anën tjetër, Dega e AAK-së në Pejë dje gjatë një konference për media  arrestimin e drejtorit e ndërlidhi me ndërtimet pa leje.

Zyrtarët e AAK-së në Pejë arrestimin e drejtorit të Inspeksionit e konsideruan “kurban” të zyrtarëve të lartë të Komunës së Pejës