323 raste aktive me coronavirus në Kosovë, ndërsa mbi 755 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat

23.11.2021 09:47:58

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 323.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur  2,982 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.