45% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 euro në ditë

17.10.2016 18:12:55

Sot është Dita kundër varfërisë. Në gjithë Shqipërinë janë të shumta ato familje që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar.

14.3 për qind e popullsisë në vitin 2012 jetonte me më pak se 5 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas Bankës Botërore, 45.5 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, raporton Tch.

Në Ditën kundër varfërisë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u bë pjesë e një nisme që synon të ndihmojë familjet më të varfra, që jetojnë pa banesë dhe t’u ofrojë atyre një punë të sigurt.