450 mijë euro për kompaninë që do ta mbrojë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

11.11.2016 11:50:01

Kosova është paditur nga “ACP Axos Capital Gmbh”, kompania gjermane që u shpall fitues në procesin e shtijës së 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom. Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësuar nga mosmiratimi në parlamentin e Kosovës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka përzgjedhur kompaninë e cila do ta mbrojë Kosovën në Gjykatën Arbitrazhit.

Edhe nëse hidhet poshtë padia e kësaj kompania, Kosova do të shpenzojë rreth gjysmë milioni euro për një kompani të avokatisë. Zyra e prokurimit të MZHE-së, në mesin e katër ofertuesve e ka përzgjedhur “SQUIRE PATTON & BOGGS LLP” nga Amerika për mbrojtjen e Republikës se Kosovës  pranë Gjykatës së Arbitrazhit. Vlera e tenderit është 452,286.93  euro dhe kontrata pritët të nënshkruhet me 17 nëntor të këtij viti., shkruan lajmi.net.

Kosova është paditur nga kompania gjermane “ACP Axos Capital Gmbh”, që u shpall fitues në procesin e shtijës së 75 përqind të aksioneve në Vala e Telekom. Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësuar nga mos miratimi në parlamentin e Kosovës.

Kompania pretendon se është dëmtuar financiarisht dhe kërkon si dëmshpërblim një shumë që varion deri në  500 milionë euro, varësisht prej vlerësimit të gjyqit