5 JAVË PAS RRAHJES, SUSPENDOHET KRYESHEFI I INSPEKTORATIT TË POLICISË

02.02.2018 19:57:33

Hetimet në Inspektoratin e Policisë janë bllokuar nga ndikimet e Nazim Sahitit, drejtor i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Policinë e Kosovës. E gjithë Kosova ishte tmerruar kur e panë videon ku polici Avni Berisha dhe ai, rrahu brutalisht drejtorin e Telekomit dhe një mikun e tij, por ai shpëtoi deri më tani. Polici që rrahu drejtorin e Telekomit nuk u rekomandua as për suspendim ndërsa rastin e dërguan në Gjilan, përmes ndikimeve personale.

Por, krejt në fund kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti është suspenduar nga pozita e tij. Suspendimin e Mehmetit e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. KALLXO.com ka kontaktuar me kryeshefin e IPK-së, Hilmi Mehemetin për ta pyetur në lidhje me suspendimin e tij.

Ai tha se deri te suspendimi ka ardhur një hetim i cili është duke e zhvilluar ministri Sefaj.

“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem i suspenduar me pagesë”, tha Mehmeti duke zgjedhur të mos flas në lidhje me rastin.

Përditësuar:

Priten masa në IPK për rastin e Agron Mustafës

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti pritet të suspendohet së shpejti nga pozita që ai mbanë.

Burimet e Indeksonline brenda Qeverisë kanë thënë se Mehmeti do të suspendohet brenda pak ditëve për disa arsyeje. Mehmeti është zgjedhur Kryeshef i IPK-së në prill të vitit 2016 nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila kishte udhëhequr me konkursin.

Ndërsa nuk dihet se çka po ndodh me Miradije Kelmendin drejtoreshë e departamentit të pranimit të ankesave në IPK e cila dyshohet se ka penguar zbatimin e masës së suspendimit për Nazim Sahitin, ushtrues detyre i shefit të krimeve ekonomike i cili ishte përfshirë në rrahjen e Drejtorit të Telekomit, Agron Mustafës.