5 vjeçari bie nga ballkoni i katit të tretë, në gjendje kritike për jetën

09.09.2016 22:49:29

Një fëmijë 5 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të tretë duke marrë dëmtime serioze.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re dhe vogëlushi është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje kritike.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.