Surlet dhe tupanët kanë gjëmuar shumë sonte pas orës 20 e 30 në sheshin kryesor të Istogut Në këtë shesh janë mbledhur simpatizantë të AAK-së por edhe të PDK-së dhe VV-së për ta festuar fitoren e kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj. Në bazë të rezultateve preliminare Dreshaj ka marr 52 vota më shumë se kundërkandiati i tij Haki Rugova i LDK-së e cila që nga paslufta udhëheq me Istogun. Pas marrjes së lajmit në shesh është festuar deri në orët e vona, e në këtë festë si zakonisht fishekzjarret nuk munguan. Mirëpo një detaj interesant është kapur në një tupan, ku një simpatizant i AAK-së ka vendosur dy kartëmonedha prej 500 eurove në të./fokusi.org/






































