Shqiperi/ 60 kryetarë bashkie do arrestohen e sekuestrohen. Pas tyre mbi 1700 hajdutë e dhjetëra gazetarë

07.07.2021 14:04:09

 

Shkruan Sokol Pepushaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLET

E kemi thënë prej vitesh. Nga 61 kryetarë bashkie, vetëm një, që i bie të jetë femër, mund të mos arrestohet e sekuestrohet.

Secilit kryetar bashkie, 60 copëve pra, u kemi publikuar akuza konkrete.  Më i ndershmi është milioner, apo jo?!

Na e thoni, nëse kemi gabuar me ndonjë tender a tjetërçka, se ende nuk është vonë, sa kohë nuk ju kanë ardhur prangat tek duart.

Duam tu kujtojmë sot, se një ushtarak i NATO-s, e ka rrogën fiks 72 000 dollarë amerikanë në vit, gjithmonë nëse i shpëton koka.

Duam t’ju kujtojmë sot, zotërinj kryebashkiakë hajdutë, me gjithë kuptimin e mirë të fjalës së lirë, se secili jush, do ta pësojë si kolegu juaj i Lushnjës, Fatos Tushe, pra do të arrestohet e sekuestrohet deri në centin e fundit të vjedhur.

Nga 61 kryebashkiakë që jeni sot, si me thënë,  të gjithë ju të shoqatës “Kryebashkiakë hajdutë të të gjitha bashkive bashkohunu”, vështirë se ekziston ndonjë që nuk i ka futur duart në varfërinë e këtij populli për ta vjedhur e grabitur.

Fatos Tushe, mori me vete edhe 10 të tjerë.

Lushnja është një bashki e vogël. Edhe Fatosi, ishte më i vogli nga të gjithë ju në vjedhje, por milioner është. Me të vjedhur normalisht, se ndryshe nuk ndodh askund në botë.

Bizneseve në  perëndim u nevojiten të  paktën 17 vjet aktivitet shumë i suksesshëm, të bëhen milionerë. E normalisht, kjo ngjan pas moshës 30 vjeçare dhe pasi plotësohen profesionalisht me edukim të lartë arsimor. Kurse këtej, shumica e kryebashkiakëve kanë blerë edhe arsimimin.

Po cilido jush që është milioner, të bëhet gati, si një e një bëjnë dy, për të shkuar shumë vite në burg e për të rikthyer gjënë e vjedhur.

Në bashkinë e Tiranës, aty ku Lali Eri është bërë milioner me një rrogë më të vogël se të një punëtori qenefesh në perëndim, janë gati për ekzekutim mbi 300 fletë-arrestesh të hajdutëve të kësaj bashkie.

Në shkallë vëndi, merreni vesh, zotërinj hadutë të 61 bashkive, janë gati rreth 1700 fletë-arrestime.

Veç këtyre, oazi i arrestimeve pëlcet edhe tek mediat

E shihni si janë nxirë sot shumica e analistëve që bëjnë moral kundër korrupsionit. Shumë asish,  kanë marrë disa rroga nëpër bashkitë e korrupsionit. Janë paguar ditën, nga taksat e shqiptarëve. për të lehur mbrëmjeve nëpër ekranet e drogës e korrupsionit, pro milionerëve e kundër këtij populli që e kanë rjepur.

‘Pamfleti’ i ka botuar në vazhdimësi  gjithë vjedhjet e këtyre maskarenjve që sot duhet të bëhen gati të kthejnë gjënë e huaj.

Ndaj, zotërinj Kryebashkiakë, kujtojeni sot porosinë që u ka dhënë ‘Pamfleti’ dhe dijani për nder se u kemi thënë, vazhdimisht; Në Shqipëri nuk është e vështirë të vjedhësh, por e vështirë është të fshehësh. Ju nuk ditët të fshehni, por ditët të vidhni.

Ju nuk na dëgjuat ne, po nuk dëgjuat as ambasadoren Yuri Kim kur përsëriste se kushdo ka vjedhë nga djersa e popullit është i skeduar.

Gjithsesi,  zotërinj Kryebashkiakë,  edhe në momentet tuaja të zeza, ju japim kurajo, ju themi publikisht,  mos u zëmëroni, pasi ende keni shpresë.

Secili jush mund të jetë ai njëshi që nuk arrestohet e sekuestrohet.

Por aman, kujdes, se edhe këtu, ka një problem.

Secili jush a mund të jetë edhe femër, pasi vetëm një femër mund të mos arrestohet e sekuestrohet. Biles duhet të jeni femër ‘Molotov’ se ndryshe e hëngërt