Kryetari i Pejës, Muhaxheri: Qendra e skijimit “Borea” drejt realizimit

04.08.2016 13:15:02

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë të ditur të enjten se kanë përfunduar të gjitha procedurat për Projektin e Qendrës Turistike “Borea”, ku është bërë edhe aprovimi nga Komiteti Ndërministror i udhëhequr nga Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Sipas tij, realizmi i projektit “Borea” sot është realitet.

“Falënderim të veçantë për Qeverinë e Republikës Kosovës, kryeministrit Mustafa dhe gjithë ministrave të kabinetit qeveritar. Bashkëpunëtorëve të mi, të cilët besuan në këtë projekt dhe në vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë kryetari Muhaxheri.

Peja dhe rajoni i Dukagjinit në përgjithësi me projektin e Qendrës Turistike “Borea” do të kenë më shumë mundësi për zhvillimi ekonomik.

“Projekti i Qendrës Turistike ‘Borea’ përmbush ëndrrat e brezave tanë. Jam krenar që sot ne mund t’i ofrojmë qytetarëve të Dukagjinit një perspektivë reale bazuar në vlerat perëndimore”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.