7 vite burg të riut që shfrytëzoi si prostitutë një vajzë nga Mirdita. Ja emri

28.11.2016 12:08:41

Dënohet me 7 vite një i ri i akuzuar për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.

Vendimi është marrë një ditë në parë nga ana e Gjykatës së Lezhës, e cila vendosi të lërë në burg për 7 vite, Krenar Medjan.

Ky i fundit u arrestua në shtator të vitit 2015. Pas 5 seancave gjykata vendosi me gjykim të shkurtuar të dënojë të riun me 7 vite burg.

Medja akuzohet se shfrytëzoi si prostitute në Prizren të Kosovës dhe në Lezhë një 26-vjeçare nga Mirdita.