8-vjeçarja tajlandeze po shndërrohet dita-ditës në gjarpër, mijëra turistë paguajnë për ta parë

19.12.2016 23:42:17

Disa portale aziatike shkruajnë se vogëlushja me emrin Mai, vuan nga një çrregullim i rrallë, shkaku i të cilit pjesa e poshtme e trupit të saj është shndërruar në gjarpër.

Fotoja e vajzës tetëvjeçare Mai Li Fay nga Tajlanda, është shpërndarë në internet dhe ka bërë xhiron e botës.  Në të vërtetë, ajo për shkak të një çrregullimi të rrallë, dita-ditës po shndërrohet në gjarpër, ku tashmë pjesa e poshtme është plotësisht si e gjarprit.

Mediat shkruajnë se prindërit e saj kanë vendosur të shfrytëzojnë deformimin e vajzës së tyre për të përfituar, sepse shumë turistë paguajnë para të majme vetëm për ta parë këtë çudi. Por disa thonë se kjo është bërë edhe përmes fotoshopit, edhe pse prindërit e saj kanë ftuar mediat që të binden vetë.