Serbët në veri festojnë pas inaugurimit të Vuçiqit si president

31.05.2017 14:10:06

Disa qytetarë serbë në veriun e Mitrovicës, janë duke festuar emërimin e Aleksandër Vucicit për President në Serbi.

Sipas burimeve, ata kanë dy orë që po festojnë me automjete dhe sirena, ndër ta ka edhe pjesëtarë të xhandarmërisë serbë që i janë bashkangjitur kësaj feste, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Aleksandar Vuçiq sot bëri betimin si presidenti i Serbisë, duke u zotuar të punojë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. /Telegrafi/