850 zyrtarëve publik do t’u verifikohet përsëri pasuria nga Agjencioni Kundër Korrupsion

21.06.2017 11:39:11

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se këtë vit  nga 4 mijë e  998 zyrtarë që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, 72 prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Këto komente Havolli i bëri gjatë hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku u përzgjodhën 850 zyrtarë, të cilëve do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar.

“Kemi hetuar 110 raste për deklarimin e pasurisë, e këto janë vetëm gjatë 2017, ku mbi 30 raste i kemi dërguar në prokurori”, ka thënë ai.

Tutje Havolli ka bërë të ditur se do të verifikohen të gjitha ato raste ku dyshohet së pasuria është fshehur apo nuk është raportuar në AKK.