Grabitet një femër në Prishtinë

25.06.2017 11:50:13
Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se deri sa ishte duke ecur në rrugë, dy të dyshuar të pa njohur i kane grabitur qantën e krahut në të cilën kishte një telefon, 35 euro para, stoli ari në vlerë 150 euro dhe dokumente personale.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Njesitet policore jane duke kryer hetime lidhur me rastin.