9.6 për qind ndikoi ndërtimtaria në rritjen GDP-së në Kosovë

28.12.2017 18:28:41

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 Bruto Produkti Vendor ka shënuar një rritje reale për 4.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E, në këtë rritje ndikim të dukshëm ka pasur edhe sektori i ndërtimtarisë. Ky sektor, në këtë rritje të Bruto Produktit Vendor ka pasur ndikim 9.6 për qind, derisa në vitin 2016 të së njëjtës periudhë ndikimi i ndërtimtarisë kishte rënë për 2.6 për qind, shkruan Ndërtimi.info.

Këto të dhëna janë bërë publike sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes statistikës ekonomike për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tre mujorin e tretë të vitit 2017.

Në këtë statistikë theksohet se në Bruto Produktin Vendor në baza tremujore sipas aktiviteteve ekonomike me çmime aktuale, ndërtimtaria në periudhën e tremujorit të tretë të këtij viti ka pasur 128.7 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të viti të kaluar kishte 105.8 milionë euro.