Mes tyre dhe një grua shtatzënë
Gripi që ka përfshirë edhe Shqipërinë nuk është aq i lehtë sa mendohej. Në kulmin e epidemisë mjekët tregojnë se karakteristika e AH1N1 janë komplikacionet e rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumonitë që po shkakton.
9 persona janë në gjendje të rëndë nga komplikacionet e gripit mes tyre dhe një grua shtatzënë. Ata po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve në reanimacionin e spitalit të sëmundjeve të mushkërive “Shefqet Ndroqi”.
50 raste paraqiten çdo 24 orë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” e po kaq edhe konsulta për shkak të e problemeve nga gripi. Nga komplikacionet e rënda që ka shfaqur AH1N1, 20 persona shtrohen çdo dite në ketë spital. Pacientët më të shpeshtë janë moshat mbi 60 vjeç. Mjekët bëjnë apel për kujdes. Specialistët rekomandojnë vaksinimin, veçanërisht për fëmijët dhe te sëmuret kronikë, raporton vizionplus.
23 mije ka shkuar numri i personave të prekur në jave nga gripi në Shqipëri. Specialistët e Shëndetit Publik deklaruan se kjo situate do të zgjasë deri në mes të shkurtit kur fillon edhe rënia e fluksit.





































