91-vjeçari tenton të vetëvritet, i gjenden në banesë arsenal armësh

23.01.2017 12:36:48

Policia e Krujës ka nisur një procedim penal në gjendje të lië ndaj një 91-vjeçari, të cilit i kanë gjetur armë zjarri dhe municione në banesë pas një njoftimi se i moshuari kishte tentuar të vetëvritej.

Sipas një njoftimi të policisë, shtetasi me iniciale N.P., 91 vjeç, banues në Krujë, ditën e djeshme, rreth orës 13:30, në gjendje depresioni në shtëpi, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri.

Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se shtetasi I mësipërm nuk kishte kryer një akt të tillë (kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej  dhe e kishin dëgjuar komshinjtë) dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një armë zjarri, Pushkë model 56, kalibër 7.62 mm;
  • një automatik model 56 kalibër 7.62 mm;
  • 111 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Shkaktimi i vetëvrasjes”.