Mikullovci thërret për konsultime të gjitha grupet parlamentare në orën 12:00

04.08.2017 10:49:43

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thirrur për në orën 12:00 të gjitha grupet parlamentare për të caktuar seancën e radhës.

Ky propozim ka qenë i Arben Gashit ndërsa pas konsullatave që Mikullovci bëri me Avdullah Hotin dhe Glauk Konjufcën u pajtuan që ta hedhin në votim. Të gjithë u dakorduan dhe Mikullovci si kryesues i seancës, ftoi të gjitha grupet parlamentare për konsultime në orën 12:00, ku edhe pritet që të merret një vendim për vazhdimin e seancës konstituive.