950 zyrtarë të lartë publike do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

14.09.2020 16:57:35

Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Përveç  kësaj liste të 950 zyrtarëve të  dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve, transmeton Klan Kosova.

Në linkun në vijim  mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë  dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

https://akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/173/subjektet-deklaruese-dhe-lista-e-zyrtarve/173

Duke marr pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale përgjegjëse, ngjarja e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë pasurisë u realizua në prezencë të ekipit të Radio Televizionit Publike të Kosovës (RTK).