Shkapërderdhët PAN-i: Pas Nismës, edhe AAK-ja formon Grup Parlamentar

12.09.2017 15:38:47
Pas Nismës për Kosovën, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të formojë grupin e vet parlamentar.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për lajmi.net se kjo parti ende nuk ka vendosur se a do të formojë grup parlamentar apo do të vazhdoj të jetë pjesë e Grupit të përbashkët me PDK-në. Megjithatë ajo ka thënë se besoj se AAK do ta ketë grupin  e vet parlamentar.

“Ende nuk jemi mbledhur si Grup Parlamentar, pra deputetët e Aleancës për të biseduar se si do të funksionojmë. Besoj se edhe AAK-ja do të formojë Grup të veçantë Parlamentar sepse në këtë, duke qenë pjesë e secilit Komision Parlamentar kontributi ynë do të jetë shumë më i madh”, ka deklaruar Kadrijaj.

Aktualisht, PDK, AAK dhe Nisma kanë një grup të përbashkët parlamentar, por Nisma e ka bërë zyrtare tashme formimin e një grupi të veçantë, gjë të cilën pritet të bëjë edhe AAK-ja.