Presidenti,Hashim Thaç dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Kapllan Ahmetaj

Presidenti,Hashim Thaç dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Kapllan Ahmetaj

27.09.2017 16:29:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Kapllan Ahmetaj.

Presidenti Thaçi ka thënë se kujtimi për sakrificën e tij në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë i përhershëm.

Statusi i presidentit Thaçi:

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot kam dekoruar dëshmorin Kapllan Ahmetaj, me urdhrin “Hero i Kosovës”, për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

Kujtimi për sakrificën e tij në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë i përhershëm. HTH