Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes uebfaqes zyrtare ka njoftuar të gjithë qytetarët e vendit për procedurat e votimit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
KQZ-ja ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 22 tetorit do të jenë dy fletëvotime, ku me ngjyrë të verdhë do të jetë fletëvotimi për kryetar dhe me ngjyrë të kaltër për asambleistë.
Njoftimi i plotë:
Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?
Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.