Deputeti i NISMAS Milaim Zeka ka folur për herë të parë në Kuvend pasi është grushtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.
Ai më tej ka shtuar se do t’i publikojë të gjitha dokumentet e dosjet.
Zeka ka thënë se Vetëvensdosje është krijuar nga SHIK-ut, por që sipas tij, tash Kadri Veselit i kanë mbetur tepricë teknologjike.
“Hera e parë që kam dëgjuar që një ministër punëson bujq, unë e di që ministrat krijojnë politika.
Dëshiroj të them se ne si NISMA dhe ne si deputet, në momentin që shoh që Lista Serbe shantazhon programin e qeverisë, do të dalim kundër kësaj qeverie. E nëse subjekti im do të ketë qëndrim tjetër, atëherë unë do të kem qëndrim individual sepse ne nuk mendojmë të gjithë njëjtë si makushat. Qytetarët do ta shohin se kush ka ardh këtu me program të bëjë luftë qytetarë, të gjitha këto do të shpalosen në këtë parlament, do të flasim edhe me fakte e dokumente dhe dosje, por jo me akuza. Bash për ty e bosat e tu që janë taku 2004 më 19 shtator, të gjitha do t’ua përplasim. Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju, e tash i keni dal tepricë teknologjike, unë mundem t’i bie Albin Kurtit shuplak por unë nuk jam rrugaç, Albin Kurti i ngërcen zagarët”, ka thënë Zeka në Kuvend, raporton lajmi.net.
“Unë pres nga të gjithë deputetët hajde hapim hetime për borde, për privatizime, për PTK, për RTK, për prokuror e gjykatës, mua më keni me veti. Hajde hapim hetime si është shit KEDS-i, sa pare janë shku kot e nuk është ndërtuar asnjë shkollim, por jo ju që thirrni në patriotizëm, ju flisni shqip, por jeni më të zi se Lista Serbe, hajde hetojmë UDB e SHIK-un. Hjade i qesim dosjet, por jo me dal në media e portale e me më akuzu familjarisht e kombëtarisht”.
Zeka i është drejtuar Albin Kuritit duke e quajtur “tarak”, duke i thënë t’i kërkon falje dhe e ka akuzuar se i ka shty deputetët e VV-së ta grushtojnë Zekën.
“Çohu ti tarak e thuajëm lopë e kali e unë prej teje nuk fyena, Frashrit ki me i kërku ti falje po të betohem. Mua më ka rreh Glauku, Rexhep Selimi, e Albulena Haxhiu, këta më kanë rreh, e unë me karkaleca nuk merren”, ka thënë Zeka, derisa i është ndërprer fjala






































