Pas ceremonisë së pritjes së organizuar me rastin e kthimit të sportistëve tanë nga Rio, ku Kosova u përfaqësua me tetë sportistë, dhe nga u kthye me një medalje të artë të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, kryeministri Mustafa ka postuar në facebook përshtypjet e tij nga kjo pritje, dhe krenarinë për fitoren e Majlinda Kelmendit.
Të plotë postimin e kryeministrit Mustafa mund ta lexoni më poshtë:
“Me nderimet më të larta shtetërore dhe me shumë emocione pozitive pritëm sot në Atdhe medalisten tonë të artë olimpike, krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi. Pritje madhështore, kampiones tonë të shumëfishtë ndërkombëtare dhe sportistëve tjerë, i bënë edhe qytetarët në të gjithë Prishtinën. Medalja e Artë në Lojërat Olimpike të Rios është një e arritur kulmore për sportin, qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Falë punës vetmohuese, talentit të rrallë dhe trajnimeve nga më i miri trajner në botën e xhudos, Driton Kuka, Majlinda e vendosi Kosovën në listën e ngushtë të shteteve të Arta të botës. Shteti dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe krenohen pa masë me Majlinden dhe sportistët tjerë që na bënë përfaqësuan me shumë dinjitet në Rio.