Ironia e tij ka të bëjë me frymën për stadiumin e Prishtinës, me frymën për largimin e Universitetit të Prishtinës, me frymën për ta mbajtur mollotovin në krye të Prishtinës etj.
Mirëpo, z. Meta shprehet i bindur se asnjëra nga këto frymë nuk do të mbajë, pasi janë si bryma.
Ky është reagimi i Bardhyl Metës ndaj frymëve të ndryshme:
Siç po duket, edhe kjo “me stadiumin prej Prishtinës”, osht njëfarë soj “Fryme”!
Një tjetër “frymë”, jave më parë, donte me i largue nga Prishtina edhe Universitetin, Fakultetet, Bibliotekën, Institutin Albanologjik etj, etj!
Ka edhe një “Frymë” tjetër, që e mbanë n’gji Mollotovin – për djegien e Prishtinës…?!
Biles kërkon, edhe me e qeverisë Prishtinës, n’emër të kësaj “fryme”, e të kësaj “dashnie shkrumuese”?!
– Por ka dashtë Zoti, qe kanë qëllue të jenë disi, një far soj “Fryme” si bryma!? – Që treten n’dakik – sa qel e mshel sytë – me diellin e parë t’mëngjesit…!
Ka shumë përvojë të gjatë e të keqe me kurnacë ky vend – Kosova e Prishtina! Edhe me rrjepës!
Por, n’anën tjetër, është edhe vend e qytet fatlum (Kosova, Prishtina), s’ka mbijetuar këtej asnjë, që i ka shalue…!