Komuna zbaton vendimin e Asamblesë Komunale te dt.31.07.2015 rrënon 4 lokale pronë komunale në qendër të qytetit të Deçanit.
Bazuar në nenin 14-të të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, dhe në harmoni me nenin 21 të Statutit të Komunës së Deçanit , Kuvendi I Komunës së Deçanit në mbledhjen e mbajtur më dt.31.07.2015 miratoi këtë Vendim;
Vendim për rrënim të objekteve të përkohshme në pronën komunale me shfrytëzim nga persona provat
Merret Vendim për rrënimin e objekteve të përkohshme ne pronën komunale me shfrytëzim nga personat privat , të cilët gjenden në një pjesë të ngastrës kadastra le nr.1294-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë P-70505021-01294-1, Komuna Kadastrale Deçan , Zona e I(Parë) në Deçan , Hapësira afër bankës NLB Prishtina , si dhe ato që gjenden në një pjesë të ngastrës kadastrale nr.1254-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë P-70505021-01254-1,Komuna Deçan , Zona e I(Parë) në Deçan , Hapësira në qendër të qytetit.
Në bazë të këtij vendimi të dt.31.07.2015 dje më dt.08.11.2017,(e mërkurë) filloi rrënimi i këtyre objekteve të përkohshme , në bazë të nenit 77 të Ligjit për Procedurën Administrative nr.02/L-28, nenit 34 të Ligjit Nr.04/L-110 Për Ndërtim , neni 17 shkronja d të Ligjit për vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040 .
Drejtori i Inspeksionit Komunal z.Halil Tolaj tha se shfrytëzuesit e këtyre lokaleve janë njoftu më kohë , njëkohësisht në jemi duke zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale të dt.31.07.2015 , konformë ligjit dhe rregulloreve dhe planit rregullues urban të qytetit , asgjë nuk është vepru në kundërshtim më ligjin këto kanë qen lokale pronë komunale të cilat janë shfrytëzuar nga këta pronarë , në vazhdimësi ne si institucione i kemi njoftuar më anë të shkresave lidhur më procedurat dhe vendimet e marra në komunë dhe asgjë nuk bie ndesh me ligjin tha Tolaj.