Rrustemi: Vendimi i PZAP-së për rinumërim, skandaloz

23.11.2017 12:15:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës kanë diskutuar për vendimin e PZAP që komunat e Prizrenit dhe Prishtinës do të shkojnë në rinumërim, raporton zeri.info 

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje thotë që vendimi I PZAP është skandaloz dhe vendim qe suspendon vullnetin e votuesve.

“Ky vendim është absurd edhe nga përmbajtja sepse asnjë kuti pothuajse në Prishtinë nuk ka pasur asnjë vërejtje gjatë ditës së zgjedhjeve”, tha Rrustemi.

“Kur bëhet fjalë për rinumërimin e votave me kusht dhe post, kjo është absurde pasi që ende nuk e kemi numri ende”, tha ai.

Ai gjithashtu kërkoi që së pari të rinumërohet votat me kusht dhe ato me postë dhe kërkoi që vendimi I PZAP të mos të hyjë në rend dite.

Betim Gjoshi anëtarë i KQZ-së në kundër përgjigjen e tij drejt Rrustemit,  thotë se është mirë që të mos vonohet asnjë proces, për mu transparenca dhe me pa atë që ka ndodhë është e rëndësishme, ai tha se edhe për të vendimi I PZAP it mund të mos jetë I duhuri por neve si KQZ na duhet të vëzhgojmë dhe mos humbim kohë.

Ai tha se nuk qëndron ajo që Adnan Rrustemi tha se nuk ka pasur shqetësime ai tha se ka pasur shqetësime ditën e fundit.