Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi e ka hapur fushatën zgjedhore për kryetar të Preshevës.
Zgjedhjet në këtë komunë shqiptare do të mbahen më 24 dhjetor dhe Arifi pretendon ta udhëheqë edhe për një mandat.
Salla ku u mbajt mitingu i madh ishte e vogël të zinte të gjithë ata që erdhen t’i japin mbështetje Arifit dhe listës së tij zgjedhore.
Arifi nuk ka bërë asnjë koalicion parazgjedhor, duke thënë se koalicionin e vetëm e ka me qytetarët.