Votimi elektronik, Lu: Nëse e doni filloni që tani, në verë është tepër vonë

13.12.2017 16:08:10

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu në një deklaratë për media duke folur për zgjedhjet dhe votimin elektronik i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës të ndjek rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Për të zgjidhur problemet e zgjedhjeve Shqipëria duhet të ndejk rekomandimet e OSBE/ODIHR” – tha Lu.

Shumë vende kanë prezantuar forma për një moment në histori, ajo që kam mësuar është vështirë ta përkthesh. Por kjo i referohet në vitin 2000 mes zgjedhjeve mes Algore dhe Xhorxh Bush, zgjedhjet u vendosën mes rinumërimit të votave. Disa vota kishin disa vrima, nuk ishin prishur. Vitin e kaluar 75 % e qytetarëve votuan përmes procesit elektronik. Disa votuan me letër që u skanuan dhe u dërguan në kompjuter dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi.

Por do të doja se nuk ka qenë e lehtë. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njeh teknologjinë. Kur ajo dhe koleget e prezantuan këtë teknologji ishte e ngadaltë dhe zhgënjyese. Nëse komisionet ishin të ngadaltë, votuesit kishin dyshime.

Kjo ndodh në shumë vende të Europës. Në 2013 u përpoqëm që të kishim një projekt pilot për numërim in e votave. Edhe pse nisi një vit para zgjedhjeve, kishte problem e me listat, me kartat e identitetit. Blerja e votës, intimidimi i votuesve, mjediset e papërshtatshme. Ndaj procesi elektronik nuk i zgjidh këto probleme.

Duhet të plotësohen rekomandimet e OSBE/OHDIR. Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim” – tha Lu.