Haki Rugova: Faleminderit nga zemra për votën Tuaj të shtrenjtë!

28.12.2017 10:07:10

Kryetari i Istogut z. Haki Rugova përzemërsisht edhe një here falenderon  të gjitha strukturat dhe aktivistet e LDK-së për angazhimin dhe punën e palodhshme, përmes facebookut, falenderon qytetarët, të cilët treguar maturi dhe respekt me votën e tyre të shtrenjtë.

Postimi i plotë i kryetarit Rugova në facebook:

Të dashur qytetarë të komunës së Istogut,

Sot, KQZ çertifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve në komunën tonë. Të gjithë e dimë që ishte nje proces i gjatë dhe i mundimshëm por ky mund u kurorëzua me fitore.

Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju falënderoj secilin për votën Tuaj të shenjtë.
Faleminderit të gjitha strukturave dhe aktivistëve të LDK-së për angazhimin dhe punën e palodhshme.

Me bindje të plotë ju garantoj se me punë do të vazhdojmë të jemi shembull i suksesit në nivel vendi.

Na priftë e mbara dhe zoti ju bekoftë